A presin qytetarët normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, në të ardhmen e afërt?

Gati gjysma e qytetarëve në Kosovë konsiderojnë se një normalizim i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do mund të bëhet vetëm nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Kurse, pjesa tjetër janë të ndarë mes efektit që do mund të ketë arritja ose jo e një marrëveshje.

 

Nëse pritet që ky normalizim i marrëdhënieve të ndodhë në një të ardhme të afërt, 43 për qind thonë se kjo do ndodhë nëse ka marrëveshje përfundimtare, 26 për qind thonë se kjo nuk do ndodhë pa marrë parasysh nëse ka ose jo marrëveshje, 20 për qind thonë se normalizim do ketë pa marrë parasysh çka vendoset dhe 11 për qind kanë thënë se nuk kanë dijeni.

Për këtë raport janë anketuar mbi 1,100 persona mbi moshën 18 vjeç.