Foto: REL/AFP

Në Bruksel diskutohen pensionet dhe kadastri, nuk ka përafrim të qëndrimeve

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se sot me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka  zhvilluar takimin e radhës me delegacionin serb.

Në komunikatën e ZKM-së bëhet e ditur se janë diskutuar dy tema, por që nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve.

“Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastri. Ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar më 29 tetor 2020.Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve”, thuhet në komunikatë.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se ‘kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës’.

Sot bisedimet Kosovë-Serbi