Ilustrim

 97 persona të shëruar në Kosovë gjatë 24 orëve e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97  persona nga COVID-19  në tërë Kosovën.

Deri më tani numri i të shëruarve në nivel vendi ka shkruar 10.643  raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993.

Sot gjatë ditës, nga  432 mostra të marra,  85 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.