95 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se janë duke u trajtuar 95 pacientë të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, 27 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive kurse nën mjekim intesiv janë dy pacientë.

Ndërkaq në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar 6 pacientë, në atë të Gjinekologjisë 15 pacientë dhe në Klinikën e Neonatologjisë janë duke u tarjtuar 2 foshnje.

Sipas raportit 24 orësh për spitalet e përgjithshme, 17 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, 11 në Spitalin e Pejës, 13 në Spitalin e Gjilanit dhe në Spitalin e Mitrovicës, 10 pacientë.

Në vend aktualisht janë 9,300 raste aktive me coronavirus. Të dielën u konfirmuan tri vdekje nga virusi.