Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

7,266 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova po përballet me rritje të rasteve të reja me infektime me COVID-19.

Vetëm të mërkurën u regjistruan 2 mijë e 50 raste me coronavirus nga 9,194 testime gjatë 24 orëve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 7 mijë e 266.

Kosova ka filluar me dhënien e dozës së tretë të vaksinave, si rrugë për tu mbrojtur nga një valë e re e infektimeve.