COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Mbi 2 mijë raste me COVID-19 regjistrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

2 mijë e 50 qytetarë janë rezultuar të infektuar me coronavirus brenda 24 orëve në nivel vendi nga 9 mijë e 194 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përderisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19.

Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë poashtu thuhet se 462 qytetarë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.

Aktualisht në nivel vendi janë 7 mijë e 266 raste aktive me coronavirus.

Virusi corona për më tepër se një vit ka prekur mbi 169 mijë qytetarë si dhe rreth tre mijë kanë vdekur.

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive, mbi 2 mijë të tilla.