Ilustrim

6 të arrestuar në Lipjan për vjedhje në vlerë 150 mijë euro

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të hënën pasi Policia e Kosovës i arrestoi ata nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Sipas forcave të rendit, personat e arrestuar dyshohet se një ditë më parë kanë kryer një vjedhje e cila konsiderohet të kapë vlerën e 150 mijë eurove.

“Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro: pjesë të makinave për përpunimin e plastikës, mjete të ndryshme të punës, 10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës, 8 ngrohëse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës, 5 pompa të ujit, 1 trafo e rrymës/furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë” – thuhet në njoftim.

Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  janë dërguar në mbajtje, ndësa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit  me vendim të prokurorit, ia kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim, njoftoi policia.