Foto: Ilustrim

5 të arrestuar në Viti lidhur me asfaltimin e rrugëve lokale

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjilanit, ka arrestuar 5 persona të dyshuar për – keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“(1. F.A; 2. F.R; 3. R.Sh;, 4. Sh.K;  dhe 5. S.S;   ) kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, gjegjësisht të dyshuarit gjatë implementimit të kontratës (dt.18.07.2019) Asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT, i dyshuari i parë (F.A.), ka nënshkruar urdhër blerjen në cilësinë e menaxherit të prokurimit, ai ka nënshkruar Urdhër blerjet për hedhjen e zhavorrit në  dy rrugë në fshatin Pozheran në vlerë prej  9,747.oo € (nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e shtatë euro), të cilat ishin asfaltuar në vitin 2019”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit (komision) me iniciale R.Sh.-Kryetar, SH .K. –Anëtar dhe S. S.-Anëtar, për pranim teknik kanë futur në procesverbal të pranimit teknik, si person prezentë “një menaxher të një  punishteje”, pa qenë fare prezentë dhe pa pasur njohuri për këtë tender.

Tutje Policia sqaron se vlera e rrugëve të asfaltuara është 9 mijë e 747 euro.

“Sipas dokumentacionit shihen se dy  rrugë janë  asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit Zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë prej 6,870.oo €+2877 €=9,747.oo€ (mbi rrugën e asfaltuar) dhe komisioni e ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situacione janë fiktive”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas komunikatës të dyshuarit e lartshënuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan në prezencën e avokatëve sipas detyrës zyrtare.

“Pas përfundimit të intervistave, është njoftuar prokurori i lëndës dhe me urdhër të tij, të dyshuarit me iniciale (1. F.A. dhe 2. F.R.) ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë,  ndërsa të dyshuarit me iniciale (3. R.Sh., 4. Sh.K., dhe 5. S.S.) janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje aty.