49 pacientë po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se sot ka të hospitalizuar 34 pacientë me COVID-19, ndërsa 49 është totali i pacientëve që janë duke u trajtuar për COVID-19.

Sipas Spitalit, në 24orët e fundit janë shëruar 3 pacientë ndërsa 11 pacientë janë duke pritur rezultatet.

32 nga pacientët e hospitalizuar janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi ndërsa 5 janë me CPAP maskë.

Spitali ka apeluar te qytetarët që të mos ulin vëmendjen e përhapjes së virusit

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftimin e spitalit.