Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

43 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin Regjional të Gjakovës po trajtohen 43 pacientë  të infektuar me COVID-19

Sipas raportit 24-orësh, gjithsej 52 pacientë po trajtohen me dyshime për COVID-19 për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore ku 9 nga këta pacientë do të testohen.

28 nga këta pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno- terapi ndërsa 5 pacientë janë në CPAP maskë.

Nga stafi shëndetësor të infektuar me COVID-19 janë 6 mjekë,16 infermierë dhe 2 staf mbështetës.