41 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka realizuar 728 testime me çka janë vërtetuar 41 raste të reja me koronavirus.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 17 raste të reja, 8 në Kumanovë, Prilep 8, Tetovë 4, Strugë 1, Veles 2 dhe Manastir 1. Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni është 1 mijë e 367.

Ndërkaq janë shëruar 37 pacientë nga koronavirusi, dy që janë trajtuar në spital dhe 35 që kanë qenë në trajtim shtëpiak. Luftën me koronavirus nuk e ka përballuar 36 vjeçari nga Gostivari dhe një 25 vjeçar nga Shkupi./RTV21