Spitali i Vushtrrisë

40 pacientë po trajtohen në spitalin e Vushtrrisë, dy në intubim

Në spitalim ” Sheikh Zayed ” po trajtohen gjithsej 40 pacientë

Sipas të dhënave nga spitali, 35 pacientë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa edhe 5 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga pacientët dy janë në intubim-respirator, 22 me oksigjenoterapi dhe 2 po trajtohen me CPAP.

Ndërsa nga stafi mjeksorë të infektuar janë 9 persona, në mesin e tyre tetë infermierë dhe një tjetër anëtar i stafit.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 11.545 persona.

Prej tyre 7.343 janë shëruar ndërsa kanë vdek 410.