38 mijë e 400 vaksina pritet të arrijnë në Kosovë të mërkurën

Ministria e Shëndetësië ka njoftuar se Kosova do të pranoj edhe 38 mijë e 400 doza të  vaksinës kundër COVID-19  në kuadër të programit COVAX.

Në njoftimin e MSH thuhet se këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, bënë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Niman Bardhi, koordinator i qendres së vaksinimit 1 tetori ka thënë se sot ka vazhduar dita e gjashtë e vaksinimit me vaksninën ‘Pfizer’ duke arritur në 3 mijë e 700 numri i personave të vaksinuar me këtë vaksinë.

Bardhi ka shtuar me këtë kontingjent është duke u vaksinar personeli shëndetësor.

“Është dita e gjashtë e vaksinimit me Pfizer për ditën e sotit kemi vaksinuar rreth 120 persona ndërsa në total rreth 3 mijë e 700 më këtë vaksinë në total janë rreth 28 mijë vaksina që kanë ardh. Aktualisht ky kontingjent ka qenë për personel shëndetësor”, tha Bardhi.