Foto: REL/Shutterstock

Arrijnë në Kosovë mbi 38 mijë vaksina anti COVID-19 nga COVAX, paralajmërohen edhe mbi 500 mijë të tjera

Sot Kosova ka pranuar 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca / Oxford COVID-19, të prokuruara nga UNICEF-i përmes COVAX-it.

Sipas njoftimit të Zyrës së UNICEF-it, kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX.

Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211,420 dozave të vaksinës COVID-19 përmes COVAX.

Po ashtu kjo zyrë ka njoftuar se një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 do të arrijë në javët e ardhshme.

Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës.