Ilustrim

35 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Gjithsej 35 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në tërë territorin e Kosovës.

Prej tyre, 20 aksidente kanë qenë me të lënduar e 15 pa të lënduar.

Sipas Policisë, nuk ka pasur aksident me fatalitet.

Një aksident me të lënduar ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:20 në Gjilan.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa lëndime kanë pësuar dy pasagjere, të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Një aksident tjetër me lëndime ka ndodhur në Mamushë dje rreth orës 13:40.

Në Mamushë vozitësja nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, e cila ka pësuar frakturë në këmbë dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Ndërsa, në fshatin Lushtë të Mitrovicës tre persona janë lënduar mbrëmë rreth orës 22:00 në aksidentin mes dy automjeteve. Pas marrjes së tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar.

Ndërsa, një aksident tjetër ku ka mbetur një i lënduar ka ndodhur në fshatin Likoc të Skenderajt.

Sipas Policisë, një i mitur dyshohet se ka shkaktuar vetaksident, në të cilin ai ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar në QKUK.