24 vjet burg për burrin që vrau gruan e tij në Llaushë

Më 24 vite burgim e 500 euro gjobë e ka dënuar Gjykata e Mitrovicës, Skender Qerimajn, i cili është i akuzuar nga Prokuroria e Mitrovicës për vrasjen e gruas së tij, Lirie Qerimaj në Llaushë të Skenderajt.

Skender Qerimaj e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës në seancën e kaluar.

Në janar të këtij viti, Lirie Qerimaj ishte vrarë në Llaushë të Skenderajt. 48-vjeçarja Lirije Qerimaj gjeti vdekjen nga arma, të cilën aktakuza thekson se e kishte shkrepur bashkëshorti i saj, Skënder Qerimaj.

Skender Qerimaj ishte akuzuar për katër vepra penale :Vrasje e rëndë, Lëndim i lehtë trupor, Dhunë ne familje dhe Armëmbajtje pa leje.

Vepren penale të vrasjes, Gjykata e ka dënuar me 22 vite, për dhunë në familje me 1 vit burgim e 500 euro gjobë, për veprën të armëmbajtes pa leje me 1 vit burgim dhe për lëndim të lehtë trupor me 1 vit e gjashtë muaj, gjithsej, gjykata ja ka unifikuar dënimin me 24 vite burgim.

Viktima kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, por asaj nuk i ishte dhënë siguri. Ditë ditë para vrasjes, Lirije Qerimaj e kishte raportuar rastin në polici.

Viktima e këtij rasti, Lirije Qerimaj, më 1 janar kishte kërkuar mbrojtje nga shteti pas dhunës nga burri i saj, ndërsa kërkesa për mbrojtje ishte dorëzuar në ditën kur ajo u vra, me 5 janar.

Elvir Imeri avokati i të akuzuarit Skender Qerimaj tha se do të ushtrojnë ankesë vetëm per lartesine dhe llojin e denimit pasi i mbrojturi im pas konsultimit me mua i njëjti me vullnetin e tij e ka pranuar fajësinë për të  gjitha pikat e aktakuzes.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Velko Vuqetiq i ka lejuar pjesëmarrjen e mediave në seancë por nuk e ka lejuar xhirimin e shpalljes ndaj të akuzuarit.

Të gjitha lajmet lidhur me vrasjen e Lirije Qerimajt mund t’i lexoni KËTU.