![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2024/05/pasagjeret-ne-San-Francisco-International-Airport-639x480.jpg)
Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar të San Francisco-së, Foto: Li Jianguo/Newscom
2.9 milionë pasagjerë, në SHBA shënohet numri më i lartë i pasagjerëve që udhëtuan brenda një dite
25.5.2024 - 19:41
Shtetet e Bashkuara regjistruan të premten (24.05.2024) numrin më të lartë të pasagjerëve që udhëtuan me linja ajrore në një ditë të vetme, 2.95 milionë pasagjerë.
Shifra rekord e udhëtarëve vjen ndërsa amerikanët kanë mundësi të shfrytëzojnë një fundjavë të gjatë, pasi në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e të Rënëve, në nderim të atyre që kanë dhënë jetën në shërbim të vendit.
Dita e të Rënëve është gjithashtu një ditë optimizmi, që shënon fillimin e sezonit të verës në Shtetet e Bashkuara.
Javën e kaluar, një grup që përfaqëson kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA tha se parashikon një rekord udhëtarësh gjatë verës, rreth 271 milionë pasagjerë, 6.3 për qind më shumë se vitin e kaluar./VOA