19 persona 55 deri në 74 vjeç kanë vdekur në kryeqytet nga COVID-19

Pesë persona të moshës ndërmjet 55- 64 vjeç kanë vdekur nga coronavirusi në Prishtinë.

Në po të njëjtën grupmoshë në total janë infektuar 241 persona, 44 janë shëruar dhe 192 janë ende aktiv me COVID-19.

Gjithashtu, edhe 14 persona të tjerë nga mosha 65 deri në 74 vjeç nuk kanë arritur të tejkalojnë infeksionin e coronavirusit dhe kanë vdekur.

114 persona janë të infektuar me coronavirus nga mosha 65 deri në 74 në Prishtinë, 20 e kanë tejkaluar këtë pandemi dhe 87 të tjerë janë ende aktiv.

Ndërsa, 47 persona të moshës 74 vjeç janë të prekur nga COVID-19, nëntë prej tyre janë shëruar dhe 31 janë raste aktive.

Këto statistika janë nxjerr nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili i ka bërë sot publike.

Gjithashtu, nga COVID-19 deri më tani janë prekur edhe 30 fëmijë nga kryeqyteti.

Ndërsa sot nga rezultatet e dhëna nga Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani në konferencën e mabjtur së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj bëhet e ditur se 119 raste pozitiv me COVID-19, 92 janë shëruar dhe katër të tjerë kanë vdekur.

Në total janë 5237 persona të infektuar nga coronavirusi, 2462 prej tyre janë shëruar dhe 112 kanë vdekur.

Prishtinë: Statistikat demantojnë lajmet se të rinjët nuk vdesin nga Covid-19