17 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për gjendjen e të infektuarve me COVID-19, të cilët po marrin trajtim në këtë spital.

Sipas njoftimit, në këtë spital po trajtohen 83 pacientë me COVID-19, ku 79 prej tyre janë në oksigjeno-terapi.

17 nga pacientët me COVID-19 kanë gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.