Ilustrim, Foto: Euronews
16 vjeçari gjermano-kosovar arrestohet për terrorizëm
23.9.2022 - 21:59
16 vjeçari Etrit P. gjermano-kosovar është arrestuar në Iserlohn të Gjermanisë, i cili ishte në prag të kryerjes së një sulmi me motive islamike, raporton media gjermane InLand.
Sipas hetuesve, 16-vjeçari ishte nën ndikimin e një mbështetësi të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS), i cili shpërndante materiale propaganduese të IS-it përmes një shërbimi të dërguarit dhe bëri thirrje për xhihad të dhunshëm.
InLAnder raporton se Etrit. P prej kohësh njihej nga autoritetet si i ashtuquajtur “kërcënim” dhe ishte nën vëzhgim. I riu thuhet se është radikalizuar brenda pak muajsh./ InLand