Foto: Getty Images/CNN

16 të vdekur nga shpërthimi i gazit në Kinë

Të paktën 16 persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën nga një shpërthim gazi në Kinën jugperëndimore.

Ministria për Menaxhimin e Emergjencave tha se një kafene në qytetin Chongqing u shemb pas një shpërthimi nga një rrjedhje të dyshuar të gazit, duke bllokuar gjithsej 26 persona, raporton CNN.

Më shumë se 600 persona morën pjesë në misionin e shpëtimit dhe zyrtarët po hetojnë shkakun e shpërthimit.

Kina është goditur nga një numër shpërthimesh gazi në vitet e fundit. Në tetor, katër persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën kur një shpërthim në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang.

Në qershor, të paktën 12 njerëz u vranë në një shpërthim të madh në provincën qendrore Hubei.