Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

1,174 pacientë me COVID-19, janë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1 mijë e 174 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 1 mijë e 54 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 17 me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në klinikat e COVID-19,  të QKUK-së, në trajtim janë 408 pacientë, 424 të konfirmuar me COVID-19,  368  me okisgjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 766 pacientë, 630 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 649 me oksigjeno-terapi”, thuhet tutje.

Sipas ShSKUK-së, numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme janë: Klinika Infektive, 99 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 74 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 91 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 173 pacientë, Spitali i Gjakovës, 104 pacientë, Spitali i Pejës, 214 pacientë, Spitali i Gjilanit, 118 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 53 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 75 pacientë.