Foto: REL

107 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 107 raste të reja të të prekurve me COVID-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell TV21.

Me këtë numri total i të infektuarve arrin në 1,081 persona.

Rastet e reja të regjistruara sipas qyteteve janë: në Shkup 28, në Kumanovë 44, në Prilep 11, në Manastir 6, në Tetovë 5, në Veles 4, në Dibër 2, Gostivar 2, në Shtip 1, në Strugë 1, Kavadar 1, Koçan 1 dhe Kërçovë 1.

Tre qytetet me më shumë të infektuar janë Shkupi me 367 të prekur, i ndjekur nga Kumanova me 306 dhe Prilepi me gjithsej 100 të infektuar.

Nga MSH po ashtu infotmojnë se në Klinkën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një pacient 50 vjeçar nga Struga që ishte hospitalizuar më 27 mars, e një ditë më vonë për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte vendosur në ventilim mekanik.

Në Klinikën infektive janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, ndëra sot janë regjstruar edhe 18 të shëruar që po mjekohen në kushte shtëpie, e të cilët pas dy kontrolleve kanë rezultuar negativ në testin për korona./21Media