10 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë me COVID-19 dhe 34 të tjerë post-covid.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka vetëm 2 pacientë në mjekim intensiv.

ShSKUK ka njoftuar edhe për numrin e pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive me 5 pacientë, Klinika e Pulmologjisë me 30 pacientë post-COVID-19, në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë, në Spitalin e Pejës janë 3 pacientë, në atë të Gjakovës janë të shtrirë 3 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajt janë dy pacientë.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 407.