Pamje nga seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Kuvendi Vazhdon Seancën

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën ku në rend të ditës janë disa pika.

Pika e parë do të jetë vazhdimi i shqyrtimi t të parë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, për të cilin dje pati debat të nxehet në mes të pozitës dhe opozitës.

Po ashtu Kuvendi do të bëj Shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.