Sot, dita e dytë e festivalit ‘Ballkani përtej kufijve’  

Festivali i Filmit të Shkurtër, “Ballkani përtej kufijve” (Balkans Beyond Borders – BBB) do të vazhdojë edhe sot programin e tij të shfaqjes së filmave dhe aktiviteteve tjera të festivalit në Kino Armata, në Prishtinë. 

Aktivitetet e festivalit, BBB në ditën e dytë të tij, sipas programit fillojnë me takimin “BBB meets the Cine-Balkan Females’, në të cilën publiku dhe aktorët do të diskutojnë për rrjetizimin dhe përvojave paralele. Gjatë ditës do të mbahet edhe ekspozita artistike “Gala e kurioziteteve” si pjesë e projektit, ECHO II “Traditat në Tranzicion”. 

Programi do të vazhdojë me shfaqjen e filmave deri në orët e vona. 

Edicioni i 12-të i Festivali të Filmit të Shkurtër, “Ballkani përtej kufijve” (BBB) ka nisur dje në mbrëmje. 

Festivali është hapur me filmin e shkurtër kosovar, “Vlora”, me skenar dhe regji të Erblin Nushit.  

Edicioni i 12-të i këtij festivali mbahet me temën “Skin to (Screen to) Skin”, ndërsa është planifikuar të shfaqen 33 filma nga shtete të ndryshme. 

Festivali do të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën, kur edhe mbyllet dhe shpallen e fituesit. 

Festivali BBB, deri më tani ka mbajtur 11 edicione në qytete të ndryshme të shteteve të Ballkanit.  

Festivali BBB, çdo vit mbahet në një qytet të ndryshëm, me një tematikë të veçantë. Qëllimi i festivali është që të nxisë krijuesit e rinj që përmes krijimtarisë së tyre të thyejnë stereotipet duke prekur tema që mundësojnë shpërfaqjen dhe zgjidhjen e problemeve që mundojnë shoqëritë ballkanike.