Shfaqja për fëmijë ‘Princeshat dhe Dragoi’ jepet nesër në TQP ‘Dodona’

Shfaqje me kukulla për fëmijë, ‘Princeshat dhe Dragoi’ me regji të Melihate Qena jepet nesër (e shtunë, 14 shtator 20198) në Teatrin e Qytetit të Prishtinës, “Dodona”

Realizimi i shfaqjes është mbështetur në përrallat popullore po e të njëjtit personazh, ndërsa do të shfaqet në dy terminë, në ora 12:00 dhe 13:00 pas dite.

Në katër mbretëri të largëta, katër mbretër kanë vetëm nga një vajzë. Derisa e para është e llastuar, e dyta e mrrolur, e treta është e hareshme. Princesha e katërt është e zgjuar. Të katër mbretërit kanë oborrin mbretëror dhe një derë që tërë kohën bënë “Ngic-nguc”.

Luajnë: Roza Berisha, Avni Hoti dhe Avdi Azemi. Skenografia: Petrit Bakalli, Violeta Ajazi –Bojaj, kukullat: Petrit Bakalli, Agron Blakçori ndërsa muzika nga  Veton Osmani