Seminari i shqipes, nisin ligjëratat shkencore

Dita e dytë e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka nisur me mbajtjen e kurseve të gjuhës shqipe në tri nivele për pjesëmarrësit e seminarit. Ndërsa pasdite, në ora 13:00, akademik Rexhep Ismajli do të mbajë ligjëratën shkencore “Ndarja dialektore e shqipes dhe konteksti ballkanik”.

Me këtë ligjërate hapet edhe pjesa e prezantimeve shkencore në kuadër të këtij edicion të seminarit të shqipes.

Përveç ligjëratës së akademik Ismajlit, gjatë ditës së sotme në kuadër të tryezës së referimeve albanologë të huaj dhe shqiptarë do të prezantojnë të arritura e tyre më të fundit në shkencat albanologjike.

Në ora 12:30 një grup seminaristësh do të pritën nga dekanja e Fakultetit të Filologjisë në dekanatin e këtij fakulteti.