Foto: KALLXO.com.

VIDEO - Producenti dhe skenaristi amerikan mban ligjëratë në Fakultetin e Arteve

Producenti e skenaristi i njohur amerikan, Webster Stone, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të arteve dramatike në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë kësaj ligjërate, Stone ka ndarë me studentët eksperiencën e tij rreth filmbërjes në Hollywood.

Stone prezantoi gjatë mënyrën si prodhohet një film, kryesisht me tema komerciale.

Gjatë ligjëratës, Stone tha se për shkrimin e skenarëve ka mësuar edhe nga Sekretari aktual i Shteti, Antony Blinke.

Ai tregoi se një skenari mirë është parakusht për suksesin e një filmi. Sipas tij, këtu qëndron edhe suksesi i kinematografisë amerikane, duke i dhënë vëmendje e duhur skenarit.

Një rrugë e tillë, sipas tij duhet të ndjekin edhe filmbërësit kosovarë për të arritur sukses me filmat e tyre.

“Mund të them se në aspektin e Kosovës, sepse mund të them se në anën teknike jeni shumë të fortë, por në pjesën e filmimeve nuk janë ato se çka e bëjnë “foton”, është historia, është zemra, shpirti dhe duke e kapur atë është ajo se çfarë provojmë të bëjmë në SHBA” – tha Stone për KALLXO.com

Bujar Alimani, regjisor, një nga iniciatorët pse Stone është në Prishtinë, tha për KALLXO.com producenti amerikan, është ndër më të mirë në fushën e filmbërjes.

“Webster Stone është producent dhe skenarist filmash shumë i mirë, i cili ka punuar më shumë yje të Hollywood-it, edhe pse banon në mes të New York-ut dhe Los Angeles-it, por e njeh shumë mirë strukturën e të bërit film që nga idetë, siç ndoqët në ligjëratë, deri tek distribucioni, përfundimi i filmit”- tha Alimani për KALLXO.com.

Ndërsa, Hazir Haziri, prodekan i Fakultetit të Arteve në UP, tha se përmes kësaj ligjërate studentët patën rastin të mësojnë për mënyrën se si duhet bërë një film i suksesshëm.

“Sot, nga producenti amerikan studentët patën rastin të mësojnë rreth proceduarve të filmbërjes në Hollywood, SHBA e më gjerë, rreth mënyrës se si prodhohet një film, kryesisht fokusi ishte te filmat me tema  komerciale” – potencoi ai për KALLXO.com

Ligjërata të tilla, sipas Hazirit, janë të mirëseardhura për studentët dhe filmbërësit në Kosovë.

Foto: KALLXO.com.