Rikthehen shfaqjet në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja “Kërkuesit” me regji të Natyrë Kallabës jepet sot në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit, shfaqje jepen në ora 17:00.

Shfaqja “Kërkuesit” vë përballa individin me fatin, në rrethana kur krijohen mundësit për të kërkuar zgjidhet e ofruara.

Në shfaqje luajnë: Tringa A. Hasani dhe Ernest Zymberi.

Realizimi i shfaqjes është mundësuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.