Ismail Kadare/ Foto: AShAK

"Prijësi historik i letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash" - Vlerësimet për figurën e Ismail Kadaresë

Shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe që para fillimit dhe pesë shekujve të jetës së saj është cilësuar Ismail Kadare në ditën e kumtit për vdekjen e tij, më 01.07.2024, në moshën 88-vjeçare në Tiranë.

Vdekja e Kadaresë po konsiderohet si një humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare nga krijuesit dhe institucionet shkencore e kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas tyre, Kadare e ka ndërkombëtarizuar kulturën shqiptare në shkallë europiane e botërore.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), e ka cilësuar Ismail Kadarenë emblemë të letërsisë bashkëkohore dhe si njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të njohur të letërsisë europiane.

“Ndërkaq, letërsia e Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar”- thuhet në njoftimin e ASHAK-ut, e cila ka paralajmëruar edhe mbajtjen e një mbledhjeje komemorative më 03.07.2024 në Prishtinë.

Kurse, Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) ka vlerësuar se Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe që para fillimit dhe pesë shekujve të jetës së saj.

Sipas ASHSH-së, vepra e Kadaresë është përkthyer në rreth 50 gjuhë të botës, ndërsa numri i titujve të botuar e ribotuar jashtë gjuhës amtare është mbi 1,500. Po sipas ASHSH-së, vepra e Kadaresë studiohet në universitete në kuadër të historisë së letërsisë europiane dhe asaj botërore.

“Shkencës së albanologjisë tashmë i është shtuar një degë e re, ajo e kadareologëve, e studiuesve dhe përkthyesve të veprës së tij. Nën ndikimin e kësaj dege të re edhe vendi i gjuhës shqipe në universitete është rritur, me hapjen e katedrave dhe njësive të reja që nga Japonia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga Franca në Rusi. Sot vepra e Kadaresë përkthehet e studiohet edhe në ndonjë vend ku ka pasur kufizime” – thuhet në reagimin e ASHSH-së në Facebook.

Gjithashtu, ASHSH Kadarenë e ka cilësuar prijësi historik i letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash.

“Emri i tij dhe jetëshkrimi i tij janë të gjithmonshëm, sepse janë emër dhe jetëshkrim të pavdekshëm, janë historikë” – thuhet në reagimin e akademik Rexhep Qosjes për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

Gjeniu i fjalës së shkruar

Kontributi letrar i Kadaresë është vlerësuar edhe nga shkrimtarë dhe studentë shqiptarë.

Shkrimtarja Flutura Açka e ka vlerësuar lart Ismail Kadarenë..

“Në kohën kur shkrimtarët rendnin të portretizonit njeriun e ri socialist, Ismai Kadare na tërhiqte më vargjet e tij të mëdha se me ç’sy të ndryshme të shohin botën e saj. radhët para librarive ishin të gjata sapo shqiptarët mësonin se do të dilte libri i ri i Kadaresë. Nderim për mjeshtrin e fjalëve, kuruesin e gjuhës shqipe, fantazist më të mirë që kaloi këtej pari trojeve tona. I lehtë dheu, mjeshtër!”- ka shkruar Açka në Facebook .

Ndërkaq, shkrimtari Ag Apolloni ka thënë se pa Kadarenë, letërsia shqipe nuk do të njihej jashtë.

“Pa Ismail Kadarenë, letërsia shqipe ende do të ishte brenda vezës; nuk do të njihej jashtë. Romani i tij i parë i botuar, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), kur u botua në Francë, më 1970, u vlerësua si roman i nivelit të fundit. Që nga ajo ditë, shkrimtari ynë ka mbetur në ato majë. Për ne si komb, ishte vërtet fat që ky shkrimtar ishte shqiptar. Kurse, për ne shkrimtarët, ishte krenari e veçantë që shqiptari më i madh ishte shkrimtar”- ka shkruar ndër të tjera Apolloni në Facebook .

Biografia

Ismail Kadare u lind në Gjirokastër më 28 janar 1936 ku edhe kreu i shkollës fillore dhe të mesme.

U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (1958) dhe në vijim studioi në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë (1958-1960).

Krijimtarinë tij letrare e nisi qysh si gjimnazist më 1954 me botimin e përmbledhjes me poezi “Frymëzime djaloshare”. Por, ishte romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” botuar më 1963 që e ngriti në majat e letërsisë.

Nga ky vit Kadare njihet si njeri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe.

Në vjeshtën e vitit 1990 Ismail Kadare largohet nga Shqipëria dhe kërkon azil politik në Francë.

Kadare ishte anëtar i ASHSH-së, anëtar i jashtëm i ASHAK, anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtarit jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Opusi letrar

Opusi letrar i Kadaresë numëron mbi 70 vepra, në të gjitha llojet e nënllojet e letërsisë, eseistikes dhe publicistikës.

Rrugëtimi letrari Kadare e nis më 1954 me përmbledhjen me poezinë “Frymëzime djaloshare” më 1954. Por, suksesin e arriti në prozë, me botimin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), që ka edhe një kthesë në prozën moderne shqiptare. . . . Pasuar pastaj me romanet: “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”, ​​“Vit i mbrapshtë”, “Shkaba”, “Spiritus”, “Hija” , “Pasardhësi”, “Kush e solli Doruntinën”, “Kronikë në gur”, “Kështjella” “Krushqit janë të ngrirë”, “Koncert në fund të dimrit”, “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, etj. Veprat e Kadaresë janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të huaja.

Çmimet

Gjatë gjithë veprimtarisë së tij Kadare është shpërblyer me shumë çmime kombëtare dhe të huaja, ndër ta edhe me çmimet: “International Booker Man Prize”, “Prince of Asturias Award”, “Jerusalem Prize”, “Neustadt International Prize”, “Nonino” , “Parku Kyong-n”.

Kadare është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”, ndërsa disa vite radhazi ishte kandidat për çmimin “Nobel” për letërsi.