Javën e ardhshme mbahet edicioni i 9-të i ‘Etnofest’

Festivali i Arteve dhe Kulturës tradicionale “Etnofest” do të mbahet nga 20 deri më 25 gusht 2019 në etnokompleksin e fshatit Kukaj në Prishtinë.

Edicioni i nëntë i këtij festivali, sipas organizatorëve, do të trajtojë kulturën urbane të banimit, artin e të ndërtuarit dhe arkitekturën tradicionale shqiptare në zona të ndryshme gjeografike dhe kohore.

Megjithëse nuk do të mungojnë edhe aktivitete tjera që lidhen me etno -kulturën tradicionale dhe rëndësinë e tyre në jetën e banorëve të Kosovës

“Nëntë vjet udhë në gjurmimin, afirmimin, zhvillimin dhe promovimin e vlerave të mirëfillta nga artet, kultura dhe tradita jonë e pasur që po rrezikon të zhduket apo tjetërsohet nga të tjerët”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Etnofesti.