Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtyhet ‘Etnofest’, shkak kushtet meteorologjike

Festivali i arteve dhe kulturës tradicionale “EtnoFest”, i cili organizohet tash e 12 vite në fshatin Kukaj të Prishtinës, është shtyrë për një datë tjetër.

Arsyeja se pse festivali nuk do të mbahet nga 20 deri më 27 gusht, siç ka qenë i planfikuar, janë kushtet meteorologjike.

“Me keqardhje ju njoftojmë që për shkak të informatave që kemi për kushtet meteorologjike (shi dhe mundësi vërshimesh gjatë vikendit dhe fillimit të javës tjetër), detyrohemi të shtyejmë Edicionin 12 të Etnofest deri në përmirësimin e kushteve meteorologjike” – është thënë në njoftimin e Etnofest-it në Facebook.

Tutje është treguar se shumë shpejt pjesëmarrësit e këtij festivali do të njoftohen rreth datave të reja.