Hapet ekspozita e Akuarelit në Etnofest

Dhjetra vepra të artistëve shqiptarë dhe të huaj janë ekspozuar në kuadër të ekspozitës Ndërkombëtare “Watercolor Exhibition” që u hap të martën në kuadër të festivalit “Etnofest”.

Ekspozita është organizuar nga Shoqata e akuarelit të Kosovës, (IWS Kosova) dhe kuruar nga Besnik Xhemaili.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar veprat e 25  artistëve nga shtete të ndryshme të botës, si Kanadaja, India, Tailanda , SHBA, Shqipëria, Korea e Jugut, Gjermania, Greqia, Malajzia, Peru, Maqedoia, Turqia, Meksiko dhe Bangladeshi.

Besnik Xhemaili përfaqësues i IWS Kosova, ka thënë për Kallxo.com se hapja e kësaj ekspozite është bërë në bashkëpunim me organizatorët, duke pasur parasysh edhe formatin e festivalit.

“Të gjitha pikturat janë në tekniken e pikturës, akuarelit, të pranishëm janë diku 25 artistë, si piktura më të veçanta janë dy piktura e dy prej figurave më të veçanta kombëtar, Adem Jasharit dhe Nënës Terezë”, ka thënë Xhemaili.

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla