Burimi Dodona

Shfaqja ‘Lulet’ jepet sot premierë në Teatrin ‘Dodona’

Shfaqja “Lulet” me regji të Naser Shatrollit jepet të hënën më 20.05.2024, në Teatrin e qytetit të Prishtinës “Dodona”.

Shfaqja jepet në ora 19:30 dhe po ashtu është adaptuar nga Shatrolli sipas dramës “Kopshti i Edenit” të Ragip Sylajt.

Shfaqja shpërfaq dramën e Evës dhe Adamit, siç thuhet në sinopsis, e që përkon me metaforën e krizantemës, të hipokrizisë, të mallkimit, të degradimit të kultit të familjes, të thyerjeve dhe të përçarjeve të mëdha globale, të mbjellës së flokut të urrejtjes dhe të ëndrrës së mirë në vazon e euforisë.

Në shfaqje luajnë Arbnora Ademi dhe Çlirim Shabani.