Ferizaj organizon panair të librit

Organizuar nga Klubi letrar “De Rada” dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, me mbështetje të Komunës së Ferizajt nga 2 deri më 4 gusht 2019, në Ferizaj organizohet Panairi i librit, “Ferizaj 2019”.

Panairi i Librit në Ferizaj mbahet për herë të parë me synimin për t`u shndërruar në një panair tradicionale të librit.

Gazmend Bytyçi, kryetar i Klubit “De Rada”, që organizon panairin ka pohuar për Kallxo.com se pjesëmarrje në panairi e kanë konfirmuar 25 shtëpi botuese qoftë nga Shqipëria apo Kosova.

Bytyçi ka thënë se gjatë këtij panairi do të ketë edhe aktivitete tjera si prezantim krijuesish e promovime librash nga botuesit pjesëmarrësi.

“Shtëpia botuese kanë konfirmuar promovimin e disa prej titujve që do të prezantohen në këtë panair dhe autorë të botimeve, ndërsa nuk do të mungojnë dhe aktivitete tjera për dhe rreth librit”, ka thënë Bytyçi.