Foto: Kallxo.com

Etnofesti, promovohet libri i Bekim Lumit

Aktivitete të shumta janë paraparë të mbahen në ditën e 4-të të festivali të ‘Etnofesti’ që po mbahet në Kukaj të Prishtinës.

Gjatë gjithë ditës në ambientet të ndryshme të Kompleksit Etnologjik ku po mbahet festivali do të ketë ekspozita, punëtori kreative, instalacione, shfaqje teatrore, etj.

Edhe gjatë ditës së sotme janë paraparë të mbahen lexime skenike të dramës së sotme shqipe.

Ndërsa në kuadër të zonës së debatit, përveç debateve mbi shtëpinë dhe teatrin, do të promovohet edhe libri studimi “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” i Bekim Lumit.

Në kudër të këtij debati, përmes një videoprojeksioni do të shfaqet drama ‘Këmishët e gjakut” e Bekim Lumit.

Do të mbahen edhe një koncert me valle dhe rite nga Xhonaj, Zymi dhe Romaja, si dhe një peroformancë me stolisjen e nuses së Hasit nga Njomza Luci

Programi i ditës së sotme do të mbyllet me performancën muzikore nga “Trio” Malda Susuri, Rinor Ukimeri dhe Ertan Iliyaz.