Artistë nga Kosova prezantohen javën e ardhshme në Greqi

Artistë kosovarë do të ekspozojnë veprat e tyre në kuadër të ekspozitës “All that unites us” në “Chili Art Gallery” në Greqi, që hapet javën e ardhshme.

Besnik Xhemaili, kurator i ekspozitës ka thënë për KALLXO.com se në këtë ekspozitë do të prezantohen veprat e piktorëve nga Greqia dhe Kosova.

Xhemaili ka quajtur ekspozitë edhe një kontribut në diplomacinë kulturore.

“Është hera e parë që organizohet një event ku Kosova paraqitet si shtet i pavarur në galerinë në Athinë të Greqisë dhe ne kupton si reflektimi i këtyre raporteve miqësore në rajon”, ka thënë ai.

Në këtë ekspozitë përkrah artistëve grekë, do të prezantohen veprat e piktorëve kosovarë, Arlinda Hajrullahu, Besnikm Xhemaili, Tomor Arifi, Zana Ramadani, Naim Spahiu, Blerta Syla dhe Mjellma Goranci

Ekspozita “All that unites us” në “Chili Art Galery” në Greqi do të mbahet nga 26 tetor deri më 6 nëntor 2021.