Amaneti i Nexhmije Pagarushës ishte të varroset në vendlindje

Ikona e muzikës së njohur shqiptare, Nexhmije Pagarushës do të varroset nesër në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Kompozitori i njohur, Fahri Beqiri ka treguar se amaneti i Nexhmijes ishte që ajo të varroset me ceremoni private, pa përcjellje të mediave.

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot rreth orës 10:00 në moshën 86 vjeçare./RTV21