array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

FOTO: Broshura, TC Kosova e Re, MZHE 2017

Zvarritet përzgjedhja e ndërtuesit të termocentralit ‘Kosova e Re’

Deklarata

Bernhard Haider, menaxheri i projektit të TC ‘Kosova e Re’ nga ‘Contour Global’: Në muajin shkurt do të bëhet do të bëhet përzgjedhja e konsorciumit i cili do të bëjë ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’.

 

Bernhard Haider

Vlerësimi

Rrenë

Jemi në muajin prill dhe konsorciumi fitues ende nuk është përzgjedhur. Në MZHE thonë se ofertat e konsorciumeve që janë në garë janë voluminoze, prandaj ju duhet kohë më e gjatë për analizimin e tyre.

Artikulli

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur në muajin janar, menaxheri i projektit të TC “Kosova e Re” nga “Contour Global” ka deklaruar se në muajin shkurt do të bëhet përzgjedhja e konsorciumit i cili do të bëjë ndërtimin e termocentralit.

Por tashmë jemi në muajin prill dhe konsorciumi fitues ende nuk është përzgjedhur.

“Ende nuk është bërë përzgjedhja e ndërtuesit TC “Kosova e Re” për shkak se ofertat janë voluminoze dhe kërkon kohë më shumë për analizimin e tyre, shtuar kësaj se ky është një proces tejet i ndjeshëm dhe kërkon vlerësim të kujdesshëm”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për Kallxo.com.

MZhE në përgjigjen e tyre kanë thënë se tani janë në fazën përmbyllëse të këtij procesi dhe se nëse gjithçka shkon sipas planit, përzgjedhja e konsorciumit do të bëhet në muajin maj.

“Puna është duke vazhduar dhe së shpejti do të bëhet përzgjedhja e ndërtuesit. Ndërtimi i TC “Kosova e Re” ende nuk ka filluar dhe me përzgjedhjen e ndërtuesit do të filloj edhe ndërtimi. Përzgjedhja e kompanisë do të bëhet në muajin maj nëse gjithçka shkon sipas planit dinamik”, vazhdon përgjigja e MZhE-së për Kallxo.com.

Nga katër konsorciumet që kishin hyrë në garë për ndërtimin e TC “Kosova e Re”, 1. CMEC; 2. Një konsorcium i përbërë nga ENKA, Mitsubishi Hitachi Power Systems dhe Técnicas Reunidas; 3. Një konsorcium i kompanive të General Electric; dhe 4. Hyundai, konsorciumi korean ‘Hyundai nuk e ka dërguar propozimin e tyre deri në fund të muajit nëntor siç ishte kërkuar.

Përfaqësuesi i “Contour Global”, Bernhard Haider në mbledhjen e Qeverisë kishte deklaruar se janë gati që të fillojnë në muajin mars me përgatitjet për ndërtimin e termocentralit, ku fillimisht do të bëhet pastrimi i ambientit.

“Pasi ta përfundojmë, ne mund të fillojmë ndërtimin”, ka thënë Bernhard Haider nga “Contour Global”.

Por pasi nuk është bërë përzgjedhja e konsorciumit ndërtues rrjedhimisht nuk ka filluar as ndërtimi i termocentralit. MZhE ka thënë për Kallxo.com se ndërtimi do të fillojë posa të plotësohen të gjitha kushtet duke përfshirë edhe përmbylljen financiare.

Sipas tyre punimet përgatitore mund të fillojnë nëse investitori e merr përsipër rrezikun para përmbylljes financiare.

“Ndërtimi do të fillojë kur të plotësohen të gjitha kushtet duke përfshirë përmbylljen financiare gjithsesi, me risk dhe shpenzime të investitorit (para përmbylljes financiare) qeveria mund të lejoj fillimin e punëve përgatitore”, thuhet në përgjigjen e MZhE-së.

Ministri i Financave, Bedri Hamza në mbledhjen e Qeverisë kishte kërkuar të dhëna nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik se sa do të jetë nevoja për të hyrë në borxh për të financuar ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.

Hamza ka thënë se ligji e trajton garancionin e lëshuar nga shteti i Kosovës si të jetë borxh publik. Tutje, ai ka shpjeguar se për të lëshuar garancione për financim të “Kosovës së Re” nevojitet që të miratohet në Kuvend me 2/3 e votave.

“Tu e pa rëndësinë e borxhit publik, ne si MF presim që me kohë do të na prezantohet se cili do të jetë niveli i garancionit që ne duhet të japim, cili do të jetë tipi i garancionit, sa është kohëzgjatja e këtij garancioni, që të gjithë të kenë konsideratë çmimin. Ky garancion konsiderohet si borxh, dhe çdo borxh duhet të ratifikohet në Kuvend me 2/3 e votave”, tha Hamza.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka kishte deklaruar se një ekspert i angazhuar është duke e bërë një studim për të parë se sa është garancioni që duhet të lëshoj shteti për termocentralin Kosova e Re. Lluka, ka thënë se në bazë të disa përllogaritjeve pritet të totali i garancionit për këtë projekt të jetë rreth 350 milionë euro.

Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim kishte deklaruar që Banka Botërore nuk do ta mbështesë ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” në Kosovë.

“Po, ne kemi një qëndrim të fortë që të mos shkojmë përpara me termocentrale me qymyr sepse na është kërkuar nga biologët tanë që të shkojmë me opsionin me koston më të ulët dhe energjia e ripërtëritshme tani vjen poshtë kostos së qymyrit. Pra, pa asnjë dilemë, nuk do ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Kim.

Kim shpalosi qëndrimin e Bankës Botërore rreth termocentralit 1.3 miliardë euro kur u pyet prej Visar Azemit, drejtorit ekzekutiv i “Balkan Green Foundation” në takimet vjetore të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që u zhvilluan në muajin tetor në Bali të Indonezisë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se investitori ‘Contour Global’ është në rrugë të drejtë të sigurimit të financimit të TC ‘Kosova e Re’ nga burime të ndryshme siç janë agjencitë eksportuese shtetërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

“Contour Global është në rrugë të drejtë të sigurimit të financimit të këtij projekti nga burime të ndryshme siç janë agjencitë eksportuese shtetërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare”, ka thënë Lluka.

Pas deklaratës së Bankës Botërore se nuk do të ofrojë mbështetje për termocentralin ‘Kosova e Re’ edhe Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZh) tani e ka konfirmuar se nuk është duke shqyrtuar mbështetjen për këtë projekt, raporton Bankwatch Network.

Duke iu përgjigjur një hetimi nga Instituti për Ekonominë dhe Analizën Financiare të Energjisë (IEEFA), një zëdhënës i BERZH tha se “BERZH nuk është duke e shqyrtuar këtë projekt”, duke i dhënë fund viteve të pasigurisë nëse banka do të bënte një përjashtim nga politika e saj e përgjithshme e energjisë që kufizon financimin e thëngjillit.

Lajmi erdhi pasi BERZH po përgatitet të miratojë një Strategji të re të Energjisë për pesë vitet e ardhshme, në të cilën duket se do të përjashtojë plotësisht financimin e drejtpërdrejtë për thëngjill, por deri më tani ka bërë angazhime të pamjaftueshme për të shmangur financimin e naftës dhe gazit.

Nënshkrimi i marrëveshjes 1.3 miliardë euro mes Qeverisë së Kosovës dhe Joseph Brandt, drejtorit ekzekutiv të kompanisë amerikane ‘Countur Global’ për ndërtimin e TC “Kosova e Re” është bërë me 20 dhjetor 2017.

Në qershor të vitit 2018, kompania amerikane ‘Contour Global’ ka hapur tender për ndërtimin e termocentralit të tretë në Kosovë të quajtur ‘Kosova e Re’.

Është parashikuar që në vitin 2019 do të vihet gurthemeli i termocentralit “Kosova e Re”.