FOTO: Broshura, TC Kosova e Re, MZHE 2017

Banka Botërore nuk e përkrah TC 'Kosova e Re'

Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim thotë se termocentrali me qymyr “Kosova e Re” nuk mund të garojë me çmimin e energjisë së ripërtërishme.

Banka Botërore ka tërhequr mbështetjen për ndërtimin e termocentralit të ri.

Jim Yong Kim gjatë një ngjarjeje në Bali u pyet nga përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Kosova nëse banka po planifikonte për ta financuar ndërtimin e termocentralit, raporton Climate Home News.

“Për Ballkanin, po, ne kemi marrë një vendim shumë të vendosur për të mos shkuar përpara me termocentralin me thëngjill”, tha ai.

“Climate Home News” raportoi në qershor se zyrtarët e Bankës Botërore kishin takuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukën,  dhe thuhet se një rishikim bankar kishte hedhur poshtë projektin me arsyetimin se ka pasur mundësi më të lira për të zgjidhur krizën energjetike të Kosovës.

Të mërkurën, Kim tha se “Ne jemi të udhëhequr nga aktet nënligjore për të shkuar me opsionin me kosto më të ulët dhe energjia e ripërtëritshme tani ka arritur të bie poshtë çmimit të thëngjillit.

Pra, ne pa dyshim që nuk do të mbështesim ndërtimin e termocentralit.

Në vitin 2015, Qeveria e Kosovës njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore dhe me kompaninë amerikane Contour Global për të ndërtuar termocentralin e ri, raporton Climate Home News.

Është e paqartë se çfarë do të thotë tërheqja e mbështetjes së Bankës për financimin e projektit. Lluka dhe Contour Global nuk i kthyen përgjigjet.

https://kallxo.com/reagon-ministri-lluka-pas-terheqjes-se-bankes-boterore-nga-financimi-i-tc-kosova-e-re/

Dajana Berisha, anëtare themeluese e Konsorciumit të Shoqërisë Civile të Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka thënë  se “jemi të lumtur për përpjekjet tona, puna është bërë drejt. Por tani, një tjetër betejë do të fillojë ndoshta, sepse nuk e dimë nëse qeveria do të vazhdojë përpjekjet që investitorët e tjerë të vijnë dhe të mbështesin këtë projekt”.

Vitet të luftës dhe rindërtimi i ngadaltë e kanë lënë Kosovën me sektor të energjisë të bazuar krejtësisht në resurset e bollshme të qymyrit.

Dy termocentrale të epokës se Titos, shumë afër kryeqytetit – Prishtinës, janë të njohura për ndotje të ajrit, zhurma dhe prishje.

Në shtator, Joseph Brand, themelues dhe shef i Contour Global, njoftoi se disa partnerë kishin ofertë për kontratat në projekt. Ai tha se termocentrali ishte “vendim për të ardhmen e furnizimit me energji për Kosovën”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ndërtimi ka gjasa të fillojë vitin e ardhshëm, raporton Climate Home News.