array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zotimi i Kurtit për faturimin e rrymës në katër komunat me shumicë serbe

Deklarata

Me krejt çfarë dimë dhe mundemi sa më shpejtë do të vijë dita që të fillojë faturimi edhe atje në veri sepse është një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës

Albin Kurti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe, përkatësisht Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveqanit që nga viti 1999 nuk e kanë paguar energjinë elektrike që e kanë shpenzuar, në KEK dhe KEDS. Për një kohë të gjatë, qytetarët që kanë paguar energjinë me rregull janë ngarkuar edhe me mbulimin e kostos për furnizim me energji të qytetarëve që nuk e kanë paguar rrymës. Ndërsa, më vonë pagesa e energjisë së shpenzuar nga këto katër komuna është bërë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Është më rëndësi shumë të madhe që secili qytetarë të pagoi faturën e energjisë që e ka shpenzuar.

Artikulli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës, se faturimi i shpenzimeve të rrymës në katër komunat me popullatë shumicë serbe në veri të Kosovës, do të fillojë së shpejti.

“Me krejt çfarë dimë dhe mundemi sa më shpejtë do të vijë dita që të fillojë faturimi edhe atje në veri sepse është një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës”, është deklaruar Kurti.

Kryeministri për këtë çështje është pyetur nga deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, duke e kritikuar Kurtin për qëndrimet e shprehura sa ishte në opozitë.

“Sa ishit në opozitë keni akuzuar për këtë temë. Kur do të fillojë faturimi në pjesën veriore?”, pyeti deputetja.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se në bazë të një plani të propozuar pritet që nga muaji shkurt i vitit 2022 të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës ka ndërprerë mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës më 6 nëntor të këtij viti, për shkak se ka skaduar marrëveshja me Qeverinë e Kosovës.

Marrëveshja kishte paraparë të lirojë Qeverinë e Kosovës nga pagesa e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës së katër komunave veriore.

Qeveria e Kosovës në bazë të marrëveshjes ka qenë e obliguar që brenda 6 muajve të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit konsumatorët e në katër komunat e veriut të Kosovës. Qeveria, ndonëse ishte votuar një rekomandim i tillë në Parlamentin e Kosovës, nuk ka përmbushur këtë rekomandim.

Gjatë ditës së djeshme, KOSTT ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministres serbe se komunat veriore të Kosovës furnizohen me rrymë nga Serbia që nga viti 2020. Sipas KOSTT, qytetarët në veri të Kosovës furnizohen nga ky operator dhe se furnizimi bëhet vetëm nga operatorët e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e Minierave dhe Energjisë Zorana Mihajloviq dje kishte deklaruar se vendimi i Operatorit të sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë që të mos mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komuna të Kosovës, ku shumica janë serbë, është presioni më brutal ndaj popullatës serbe.

Historiku

Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe, përkatësisht Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveqanit që nga viti 1999 nuk e kanë paguar energjinë elektrike që e kanë shpenzuar, në KEK dhe KEDS.

Deri në vitin 2017, qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës e kanë paguar energjinë që e kanë shpenzuar qytetarët e katër komunave me shumicë serbe. Pagesa është bërë përmes faturave të energjisë, pasi ZRRE-ja në kalkulimin e tarifave e njihte si humbje të energjisë dhe ajo humbje u faturohej qytetarëve që ishin pagues të rregullt të energisë.

Por, në vitin 2017, Gjykata kishte vendosur që të pezullojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit që kosto e furnizimit të veriut me rrym t’i faturohet qytetarëve. Pas këtij vendimi, ZRRE-ja ishte obliguar që të heq këtë kosto nga tarifat e energjisë dhe njëkohësisht të lirojë çmimin e energjisë elektrike për 3,5%.

KOSTT-i për disa kohe kishte vazhduar të tërheq energji nga sistemi energjetik rajonal duke shkaktuar çrregullime në matjen e kohës në BE përmes orëve digjitale.

Më vonë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) kishte marrë obligim që për tre muaj të paguajë 4 milionë euro për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Në qoftë se i referohemi një periudhe të ardhshme 3 mujore projeksionet janë rreth 4 milionë euro për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës. Konsumi i energjisë elektrike në muajt e verës pritet që të jetë më i ulët”, thuhet në përgjigjen e KOSTT për KALLXO.com.

Kuvendi i Kosovës, me 61 vota për, kishte miratuar rekomandimet e Komisionit parlamentar për Ekonomi, që KOSTT të marrë përgjegjësinë për mbulimin e humbjeve nga energjia elektrike e shfrytëzuar por jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës, për gjashtë muajt e ardhshëm, si një fazë tranzitore deri në zgjidhjen e situatës në veri.

Këtë do ta bëjë duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, pra këto mjete do të kompensohen nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm.

“Shfrytëzimi i mjeteve të KOSTT, sipas rekomandimit të Komisionit për një periudhë të paraparë tranzitore 6 mujore brenda së cilës parashihet që të zgjidhet çështja e veriut, mund të bëhet nga fitimet e akumuluara të KOSTT ndër vite”, thuhet në përgjigjen e KOSTT për KALLXO.com.

Regjistrimi dhe licencimi i një kompanie serbe është kërkuar në kuadër të dialogut në Bruksel në vitin 2013, ku Kosova dhe Serbia, kanë nënshkruar Marrëveshjen për energjinë. Palët kishin arritur marrëveshje 15 pikëshe më 19 prill të vitit 2013.

“Drustvo Elektrosever” është regjistruar në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës është shprehur se ajo është e lirë të vazhdojë me licencimin për furnizim me energji elektrike nga ZRrE.

Kompania “Drustvo Elektrosever” që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2020 ka aplikuar për licencim.

“Të gjitha dokumentet që kërkohen me Rregullën për licencimin e aktiviteteve të energjisë janë dorëzuar”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kosova është pavarësuar nga tregu energjetik me Serbinë.

Pas pavarësimit, Republika e Kosovës do të kontrollojë kufijtë e vetë energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Deri te kjo ka ardhur pasi ishte votuar Marrëveshja e re e Kyçjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Ky zhvillim i kishte hapur rrugë KOSTT-it për integrim në tregun rajonal të energjisë dhe për vënien në operim të linjës energjetike të interkoneksionit Kosovë – Shqipëri.

 

KOSTT ndërpret pagesën e rrymës për katër komunat veriore, skadon marrëveshja gjashtëmujore me Qeverinë