array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Videoloja e paraqitur si vozitje reale në Gjermani

Deklarata

Si e vlersoni kete vozitje. Over 400km/h on German Autobahn ëith 1500hp Nissan GT-R

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Video e publikuar me mbishkrimin Si e vlersoni kete vozitje. Over 400km/h on German Autobahn ëith 1500hp Nissan GT-R” nuk është reale, pasi e njëjta nuk është xhiruar në ndonjë autostradë të Gjermanisë. Krypometër ka gjetur se videoja është prodhuar nga një faqe që prodhon video të lojrave. Megjithëse video nuk është reale, në Gjermani në shumicën e Autostradave nuk ka kufizim të shpejtësisë. Në Gjermani prej kohësh ka debat për caktimin e kufizimit të shpejtësisë, madje kjo është një nga temat e diskutuara nga partitë gjatë formimit të qeverisë pasi lidhet me ndryshimet klimatike. Ndryshimet klimatike dhe mbrojtja e mjedisit janë ndër tri temat kryesore që janë diskutuar në fushatën për Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian që janë duke u zhvilluar në 27 shtete të BE-së nga data 6 deri më 9 qershor 2024. 

Artikulli

Më 02.06.2024 faqja në Facebook ‘Rrjeti’ (arkiva 1 dhe 2) ka publikuar një video me përshkrim “Si e vlersoni kete vozitje. Over 400km/h on German Autobahn ëith 1500hp Nissan GT-R”.

Video, në të cilën shihet një veturë nga brenda duke vozitur me shpejtësi rreth 400km/h, ka marrë 320 mijë shikime, rreth 700 reagime dhe mbi 360 komente.

Krypometër, përmes kërkimit të fotografisë në ‘Google Lens’, ka gjetur se e njëjta video është publikuar edhe në disa faqe në Facebook dhe Youtube

Video fillimisht ishte publikuar në faqen ‘Racing Spec’, e cila thotë se prodhon video simulese të lojrave. E publikuar më 30.05.2024, video është shikuar mbi 7 milionë herë.

Krypometri ka gjetur se kjo video është publikuar edhe në faqe të tjera në Facebook.

A ka kufizim të shpejtësisë në Gjermani?

Edhe pse video e publikuar është marrë nga video lojrat, në pjesën më të madhe të Autostradave në Gjermani nuk ka kufizim të shpejtësisë. Është një kufizim i rekomanduar i shpejtësisë prej 130 kilometra në orë, por respektimi i këtij kufizimi është në vullnet të vozitësve.

Në Gjermani prej kohësh ka debat për caktimin e kufizimit të shpejtësisë, madje kjo është një nga temat e diskutuara nga partitë gjatë formimit të qeverisë.

Madje, kufizimi i shpejtësisë lidhet me zgjedhjet, sepse një kufizim i shpejtësisë thuhet se nënkupton edhe me pak emitim te dioksid karbonit dhe rrjedhimisht ruatje e ambientit. 

Ndryshimet klimatike 

Siç shkruan Deutsche Welle, Partia e Gjelbër dhe Partisë Social Demokratike (SPD) e mbështesin kufizimin e shpejtësisë. Por, kufizimi i shpejtësisë kundërshtohet nga CDU (Bashkimi Demokristian i Gjermanisë).

Ndryshimet klimatike dhe mbrojtja e mjedisit janë ndër tri temat kryesore që janë diskutuar në fushatën për Zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian që janë duke u zhvilluar në 27 shtete të BE-së nga data 6 deri më 9 qershor 2024. 

Qytetarët e BE-së do t’i zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit nga të gjitha vendet anëtare, bazuar kryesisht në madhësinë e popullsisë së secilit vend. Pra, Gjermania do të dërgojë më së shumti ligjvënës në Bruksel/Strasburg, 96 eurodeputetë, ndërsa Qiproja, Luksemburgu dhe Malta nga 6 sosh secila.

Grupi më i madh politik është ai i qendrës së djathtë, Partia e Popullit Europian (EPP), pjesë e së cilës janë CDU-ja gjermane dhe Platforma Civile polake (PO) i ndjekur nga Socialistët dhe Demokratët (S&D) që sjellë së bashku partitë socialdemokrate të qendrës së majtë. Pastaj ka shumë grupe të tjera, duke nisur me Renew, i cili mbledh partitë liberale dhe ato të qendrës, si është Partia Renaissance e presidentit francez, Emmanuel Macron.