array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Titulli i rremë se Krivaqa është sëmurë rëndë

Deklarata

Sëmuret rëndë Dardan Krivaqa, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Sëmuret rëndë Dardan Krivaqa, kjo është gjendja e tij shëndetësore” është i rremë. Dardan Krivaqa nuk është sëmurë rëndë. Gjykata Themelore e Ferizaj ka aprovuar kërkesën e avokatit Admir Salihut që të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça t’i bëhet ekspertiza psikiatrike. Sipas urdhërit të Gjykatës, Instituti i Psikiatrisë Forenzike duket të hartojë ekspertizë mbi gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale.

Artikulli

Më 24 janar 2023 faqja onlinerepublikaonline” ka publikuar një përmbajtje me titull “Sëmuret rëndë Dardan Krivaqa, kjo është gjendja e tij shëndetësore”.

I njëjti është shpërndarë në dy faqe në facebook siKosova ime” dheGazeta Stilografi”.

Titulli i lajmit “Sëmuret rëndë Dadan Krivaqa” është nxjerrë nga konteksti pasi ai nuk është i sëmurë por është kërkuar që të bëhet ekspertizë mbi gjendjen e tij mendore në kohën e kryerjes së veprës penale. Procedura gjyqësore ndaj tij është ende në dëgjimin e dëshmitarëve.

Gjykata Themelore e Ferizaj ka aprovuar kërkesën e avokatit Admir Salihut që të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça t’i bëhet ekspertiza psikiatrike.

Sipas urdhërit të Gjykatës, Instituti i Psikiatrisë Forenzike duket të hartojë ekspertizë mbi gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale.

“Urdhërohet Instituti i Psikiatrisë Forenzike që të bëjnë ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit Dardan Krivaça për të dhënë mendimin lidhur me gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale, a ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose gjendjes së zvogëluar të aftësisë mendore”– tha gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi.

Gjyqtari urdhëroi të përcaktohet edhe ndikimi i kësaj sëmundje nga Instituti përgjegjës, nëse ekziston.

Duke iu referuar edhe kërkesës së mbrojtjes, Gjykata urdhëroi që të bëhet ekzaminimi nëse i akuzuari ka qenë nën ndikimin e narkotikëve në kohën e kryerjes së veprës.