array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Titulli i rremë për heqjen e vizave 

Deklarata

Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Titulli “Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj” është i rremë. Komisioni Europian nuk ka treguar datën kur do të liberalizohen vizat. Është Këshilli Europian dhe vendet anëtare që duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Në artikull nuk është cituar asnjë institucion apo person kompetent që tregon se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, as datë e as muaj.

Artikulli

Në faqen e internetit “Kosova-sot.info” më datën 21 shtator 2022 është publikuar një informacion me titullin “Komisioni Europian: Vizat për Kosovën të hiqen më së largu deri në këtë muaj”.

Kjo përmbajtje është shpërndarë edhe më datën 21 shtator 2022 në faqen e Facebook-ut që mban emrin “Kosova Sot”.

Ndonëse në titull paralajmërohet data kur do të bëhet liberalizimi i vizave sipas Komisionit Evropian, në artikull nuk thuhet një gjë e tillë.

Përmbajtja brenda artikullit i referohet një deklarate të zëdhënëses së Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Migracionin dhe Sigurinë e Brendshme, Anitta Hipper, e cila u ka bërë thirrje shteteve të BE-së që t’ua heqin regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës.

Sipas Hipper, Kosova i përmbushë të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Pra, në artikull nuk figuron askund deklarata e saj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, as datë e as muaj, përveç asaj që inkurajon shtetet anëtare të BE-së që ta bëjnë këtë. 

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.