array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Tifozët shqiptarë nuk janë përleshë me serbët në Gjermani 

Deklarata

Tifozët shqiptarë dhe serbë u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Raportimi se “Tifozët shqiptarë dhe serbë u përleshën në qendër të Gelsenkirchen” nuk është i saktë. Policia gjermane ka konfirmuar se në përleshje janë përfshirë tifozët serb dhe ata anglezë. Policia i ka ndaluar 7 tifozë serb të përfshirë në këtë përleshje. Mediat ndërkombëtare The Guardian dhe Radio Evropa e Lirë poashtu kanë raportuar se në përleshje janë përfshirë tifozët anglezë dhe ata serb.

Artikulli

Më 16.06.2024 faqja Qyteti i Mitrovicës (arkiva) shpërndau një video të përleshjes së tifozëve serb në Gjermani me mbishkrim: “Tifozët shqiptarë dhe serbë u përleshën në qendër të Gelsenkirchen” duke marrë si burim informacioni Sky Sport.

Ky raportim doli në ditën kur ekipi i Serbisë u përball me ekipin e Anglisë në EURO 2024 në Gjermani.

Media të ndryshme për raportimin se edhe shqiptarët ishin të përfshirë iu referuan raportimeve të mediave angleze, të cilat kanë pretenduar fillimisht se përleshja përfshinte tifozë shqiptarë, jo anglezë. 

Gazetarët anglezë konfirmuan përfshirjen e shqiptarëve në grindje bazuar mbi burimet e policisë gjermane. 

Megjithatë, Policia e Bohumit kishte dalë me sqarim se në këtë përleshje ishin të përfshirë tifozët serbë dhe ata anglezë. 

“Rreth orës 15.45 policia është njoftuar për një konflikt mes tifozëve serbë dhe atyre anglezë në afërsi të Arminstrasse. Policia i ka ndarë dy grupet e tifozëve, si dhe kanë ndaluar shtatë tifozë serbë duke ngrituar kallëzim penal për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore”- thuhet në njoftimin e policisë gjermane.

Tabloidi Daily Mail duke e cituar policinë e Gelsenkirchen kishte raportuar se në përleshje ishin të përfshirë tifozët serb dhe anglezë. Njëjtë ka raporuar edhe The Guardian dhe Radio Evropa e Lirë.

Faktoje.al ka verifikuar këtë lajm duke sqaruar se ishin “tifozët znglezë ata që u përleshën me serbët, e jo shqiptarët.