array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Thirrja në emër të institucioneve fiktive në Kosovë për të shitur ilaçe

Deklarata

GUNGA, RRITJE, RRJEDHJE APO ERË GJENITALE? SI TË NJOHET NJË KËRCËNIM NË KOHË? INTERVISTË ME NJË VENEREOLOG DHE PARAZITOLLOG KRYER TË KOSOVËS

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “GUNGA, RRITJE, RRJEDHJE APO ERË GJENITALE? SI TË NJOHET NJË KËRCËNIM NË KOHË? INTERVISTË ME NJË VENEREOLOG DHE PARAZITOLLOG KRYER TË KOSOVËS” është i rremë. Në këtë artikull është cituar mjeku fiktiv “Diego Aguilar”, i cili nuk është nga Kosova si pretendohet në artikull. I njëjti mjek është ilustruar me një fotografi që është publikuar me dhjetra herë në internet, për ilustrim të artikujve me tema të ndryshme. Në artikull thuhet se Diego Aguilar është “venerolog dhe kryeparazitolog i departamentit të qendrës kërkimore në Kosovë”, institucion që nuk është ekziston në Kosovë.

Artikulli

Më 14.06.2024 faqja në FacebookGermostop – Kosova’ (arkiva) ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se “Parazitët jo vetëm që kërcënojnë shëndetin e brendshëm, por gjithashtu mund të shkaktojnë rrjedhje, ënjtje të organeve gjenitale, kruajtje dhe djegie gjatë urinimit tek meshkujt”.

Tutje në këtë postim thuhet që rekomandohet që të blihet ilaçi Germostop.

“Mos e ekspozoni veten ndaj rrezikut të kontraktimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme! Germostop siguron mbrojtje të besueshme kundër dëmtuesve. dhe parandalon zhvillimin e infeksionit. Tani 50% zbritje Siguroni mbrojtje të besueshme me Germostop!”- thuhet në postim.

I njëjti postim është publikuar edhe në ueb faqen digi-24-hd.com (arkiva), me titull “GUNGA, RRITJE, RRJEDHJE APO ERË GJENITALE? SI TË NJOHET NJË KËRCËNIM NË KOHË? INTERVISTË ME NJË VENEREOLOG DHE PARAZITOLLOG KRYER TË KOSOVËS”.

Për të verifikuar këto pretendime, Krypometër fillimisht ka analizuar përmbajtjen e tij. Artikulli kinse citon Dr. Diego Aguilar si venerolog dhe kryeparazitolog i departamentit të qendrës kërkimore në Kosovë, me përvojë pune 27 vjeçare.

Bazuar në ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësor për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë secili profesionist shëndetësor duhet të licencohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Lista e gjithë mjekëve të licencuar dhe që mund të ushtrojnë profesionin e tyre në Kosovë është e publikuar në ueb-faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe aty nuk është asnjë mjek me emrin Diego Aguilar, i cili kinse citohet në këtë artikull dhe thuhet se është drejtori i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve të Kosovës. 

Krypometër ka kontrolluar organogramin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe atë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (shiko statutin e SHSKUK-së), por ka gjetaru se nuk figuron asnjë institucion me emrin Departament të Qendrës Kërkimore në Kosovë.

Fotografia me të cilën është ilustruar “Diego Aguilar nga Kosova”, bazuar në kërkimet në “PimEyes” është publikuar me dhjetra herë në internet nëpër artikuj që flitet për shëndetësi e filma, e prodhim të videove nga inteligjenca artificiale

Në këtë shkrim promovohet një ilaç i quajtur Germostop. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse produkti i promovuar në këtë ueb faqe është i lejuar për tu shitur dhe tregtuar në Kosovë.

Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se produkti Germostop nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”.