array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Tentimi i shitjes së produkteve përmes Chatit Virtual që jep përgjigje të rreme

Deklarata

Pas 1 nate, tringëllimë në veshët do të zhduket dhe dëgjimi do të rikthehet!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi me mbishkrimin “Pas 1 nate, tringëllimë në veshët do të zhduket dhe dëgjimi do të rikthehet!” është i rremë. Këtij postimi i është bashkangjitur një chat-virtual, i cili gjitha përgjigjet i ka automatike dhe në fund të rekomandon përdorimin e një ilaçi të quajtur “U Caps”, i cili nuk ka Autorizim të Marketingut. Mjekja që i jep përgjigjet në këtë chat-virtual është fiktive, pasi nuk është e regjistruar në Kosovë apo Shqipëri për të ushtruar profesionin e mjekes. E njëjta është ilustruar me një fotografi të mjekes nga Rusia, Elena Ivanovna Kuznetsova

Artikulli

Më 27.06.2024, faqja “OSW Association“në Facebook, ka publikuar (arkiva) një artikull me titull “Pas 1 nate, tringëllimë në veshët do të zhduket dhe dëgjimi do të rikthehet!”.

Kur klikon në këtë lajm, të dërgon tek ueb faqja al5.diefiltertea.info (arkiva), në të cilën është një “chat virtual” nga Ledina Berisha, e cila prezantohet si eksperte udhëheqëse në fushën e patologjive të dëgjimit dhe asistente e Qendrës së Ndihmës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Krypometër, fillimisht ka kontrolluar listën e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe aty nuk është asnjë mjeke me emrin Lendina Berisha.

Lendina Berisha është ilustruar me një fotografi që pas kërkimit në “Pimeyes’  rezulton se i takon mjekës nga Rusia, Elena Ivanovna Kuznetsova.

Neni 8 i ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor thotë se anëtarësimi në Odë është i detyrueshëm për të gjithë profesionistët shëndetësor me kualifikim të mesëm dhe të lartë të përcaktuar në regjistrin zyrtar të ministrisë të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre shëndetësore në Republikën e Kosovës.

E për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë secili profesionist shëndetësorë duhet të licencohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Lista e të gjithë mjekëve të licencuar dhe që mund të ushtrojnë profesionin e tyre në Kosovë është e publikuar në ueb-faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Krypometri po ashtu ka kontrolluar edhe te lista e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, nëse Ledina Berisha është e licencuar për ta ushtruar profesionin e mjekes në këtë shtet. Por në regjistrin e këtij institucioni nuk është gjetur ndonjë doktoreshë me këtë emër.

Në këtë shkrim promovohet një produkt i quajtur ‘U Caps’, i cili thuhet se kthen shqisën e dëgjimit. 

Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse i njëjti është i lejuar për tu shitur dhe tregtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se produkti U Caps nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu.

Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”.

Po ashtu Krypometri ka kontaktuar me drejtorin e ORL-së, Arsim Behramaj për të verifikuar nëse rekomandon një ilaç të tillë për pacientët.

Në përgjigjen e Behramajt thuhet se nuk e ka rekomanduar asnjëherë këtë produkt dhe se ky është mashtrim.

”I kam shkruar Odës së Mjekëve për t’i denoncuar këto mashtrime në prokurori”- thuhet në përgjigjen e Behramajt.