array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Tentativa për të shitur suplemete duke përdorur emra të rrejshëm të doktorëve

Deklarata

Nuk duhet të shqetësoheni vazhdimisht për nivelin e sheqerit dhe pasojat e tij. Mjafton një përdorim për…”

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Nuk duhet të shqetësoheni vazhdimisht për nivelin e sheqerit dhe pasojat e tij. Mjafton një përdorim për…” është i rremë. Në këtë artikull është cituar Esther Mwaikanbo, i cili është prezantuar si ‘Kryetari i Shoqatës Shqipëria të Endokrinologjisë’. Megjithatë, pas kontrollit rezulton se nuk ka mjek me emër të tillë në Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini Sadiku, ka thënë se produkti që reklamohet nuk është ilaç.

Artikulli

Më 29.06.2024 faqja në Facebook ‘Aelia Marcus’ (arkiva), ka publikuar një artikull me titull “Nuk duhet të shqetësoheni vazhdimisht për nivelin e sheqerit dhe pasojat e tij. Mjafton një përdorim për…”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në faqen e internetit ‘bubacasshh.com’ (arkiva) me titull: Diabeti dëmton shëndetin tonë nga brenda trupit tonë dhe mund të na godasë në çdo moment, kudo!

Artikulli citon Esther Mwaikanbo, si ‘Kryetari i Shoqatës Shqipëria të Endokrinologjisë’.

“Në Albania, kemi nisur një program ku çdo person mund të porosisë produkte për trajtimin e diabetit në një çmim shumë të përballueshëm!”- thuhet në këtë artikull.

Krypometër ka kontrolluar listën e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, por në regjistrin e këtij institucioni nuk është gjetur ndonjë doktor me emër Esther Mwaikanbo.

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë është institucion që ka për obligim licencimin e mjekëve që veprojnë në Shqipëri.

Mwaikanbo, është e ilustruar edhe me fotografi të cilën Krypometër e ka verifikuar përmes Google Lens dhe rezulton se i takon Mirjana Krčevinac, doktoreshë nga Serbia.

Artikulli rekomandon produktin ‘Diastop’, i cili thuhet se shëron diabetin.

Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se produkti Diastop nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu.

Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. 

Tutje, Kryepometër ka kontaktuar me drejtoreshën e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini Sadiku, për të pyetur nëse e njeh këtë produkt.

“Jo nuk e përshkruajmë këtë produkt, mund të jetë suplement por jo medikament. Ka suplemente që ne i rekomandojmë por për këtë nuk kemi dëgjuar”- thuhet në përgjigjen e drejtoreshës Merita Emini Sadiku.