array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Kryeministri Rama ka folur për Shqipërinë e Madhe në Athinë

Deklarata

Shqip: “Rama ka organizuar tubim në Athinë pa miratimin e autoriteteve – ‘Shqipëria e Madhe’ ka mbërritur edhe në Greqi”

Serbisht: Rama bez odobrenja vlasti mitingovao u Atini – „velika Albanija“ stigla i do Grčke

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Shqip: Titulli i artikulli “Rama ka organizuar tubim në Athinë pa miratimin e autoriteteve – ‘Shqipëria e Madhe’ ka mbërritur edhe në Greqi” është i rremë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij asnjëherë nuk e ka përmendur termin Shqipëri e Madhe. Në fjalimin e tij në Greqi, Rama ka folur për rolin e Shqipërisë në rajon, si dhe për gjendjen dhe rolin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Serbisht: Naslov pod nazivom „Rama bez odobrenja vlasti mitingovao u Atini – „velika Albanija“ stigla i do Grčke“- je lažan. Premijer Albanije, Edi Rama, u svom govoru nije spominjao izraz “Velika Albanija”. U svom govoru u Grčkoj Rama je govorio o ulozi Albanije u regionu, kao i stanju i ulozi Albanaca koji žive i rade u Grčkoj.

Artikulli

Më 14.05.2024, faqja e internetit ‘intermagazin.rs’ (arkiva) ka publikuar artikullin me titull “Rama ka organizuar tubim në Athinë pa miratimin e autoriteteve – ‘Shqipëria e Madhe’ ka mbërritur edhe në Greqi”.

Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook në faqet “Intermagazin.rs (arkiva)” dhe “The Association of Serbian Victims of the Bosnian Civil War 1992-1996 (arkiva)”.

Në tekst pretendohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një tubim në Athinë të Greqisë, pa miratimin e autoriteteve greke dhe se i njëjti takim është shenjë për “Shqipërinë e Madhe”.

Krypometër ka analizuar fjalimin e Ramës, i cili ka zgjatur rreth 1 orë, por askund nuk është bërë thirrje për mbështetjen e idesë për “Shqipërinë e Madhe”.

Përveç fjalimit të plotë të kryeministrit Rama, Krypometër ka kërkuar përgjigje edhe nga Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë rreth pretendimeve të ngritura në artikullin e publikuar në mediat në gjuhën serbe. 

Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë, e ka dërguar transkriptin e fjalimit të plotë të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të mbajtur në tubimin e organizuar me shqiptarë në Greqi. Në transkript të fjalimit origjinal dhe të plotë të Ramës nuk bëhet thirrje për Shqipërinë e Madhe. .

Në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë është thënë se tubimi i organizuar nuk është bërë pa miratimin e autoriteteve greke, si pretendohet në artikullin e publikuar në faqen “Intermagazin.rs’ (arkiva).

“Nuk ka bërë thirrje Rama për Shqipërinë e Madhe. Në lidhje me tubimin, ai ishte takim me shqiptarët dhe nuk të lë njeri të mblidhesh po s’pate marrë leje, kështu qe u bë me leje ajo”- thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë për Krypometër. 

Në lidhje me këtë takim të Ramës me shqiptarët në Athinë, ka reaguar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar “‘Shqipëria e Madhe’ mund të ndalet vetëm nga serbët dhe ‘Bota Serbe’, por edhe ju grekë të dashur, ju lutem mendojeni këtë”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, duke thirrur në bisedë ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Sllobodan Vukçeviq dhe i ka kërkuar sqarime.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cilësoi deklaratën e Vulinit si “provokuese, në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit”.

Kjo ministri tha se Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo është “në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 12.05.2024 nga Greqia nisi turneun me diasporën që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë Socialiste të cilën e udhëheqë ai.

Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Takim të ngjashme do të zhvillojë edhe në Itali, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte folur për termin “Shqipëria e Madhe” gjatë një vizite në Beograd. 

“Shqipëria e Madhe është një ide e atyre që nuk ia duan të mirën shqiptarëve”- kishte thënë Kryeministri Rama në muajin maj të vitit 2015 duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e përbashkët për medie me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Laž da je premijer Rama govorio o Velikoj Albaniji u Atini

Internet stranica „intermagazin.rs“ (arhiva) je 14.05.2024. objavila članak pod naslovom „Rama bez odobrenja vlasti mitingovao u Atini – „velika Albanija“ stigla i do Grčke“.

Članak je podeljen i na Facebook-u na stranicama „Intermagazin.rs (arhiva)“ i „The Association of Serbian Victims of the Bosnian Civil War 1992-1996 (arhiva)“.

U tekstu se tvrdi da je premijer Albanije, Edi Rama, održao miting u Atini u Grčkoj bez odobrenja grčkih organa i da isti miting predstavlja znak „velike Albanije“.

Krypometer je analizirao govor Rame, koji je potrajao oko 1 sata, ali nigde nije pozvano na podršku ideji „Velike Albanije“.

Osim celog govora premijera Rame, Krypometer je tražio odgovor i od Kancelarije premijera Albanije o navodima koji su izneti u članku koji je objavljen u medijima na srpskom jeziku.

Kancelarija premijera Albanije je poslala transkript celog govora premijera Albanije, Edija Rame, koji je on održao na mitingu koji je organizovan sa Albancima u Grčkoj. U transkriptu originalnog i celog govora  Rame se ne poziva na Veliku Albaniju.

U odgovoru Kancelarije premijera Albanije je navedeno da miting nije organizovan bez dozvole grčkih organa, kao što se tvrdi u članku koji je objavljen na stranici „Intermagazin.rs“ (arhiva).

„Rama nije pozivao na Veliku Albaniju. U vezi mitinga, to je bio sastanak sa Albancima i niko neće dozvoliti okupljanje, ako se za to nema dozvola, tako da je sve urađeno s dozvolom“- stoji u odgovoru Kancelarije premijera Albanije za Krypometer.

U vezi sastanka Rame sa Albancima u Atini je reagovao zamenik premijera Srbije, Aleksandar Vullin, koji je izjavio: „Veliku Albaniju mogu da zaustave samo Srbi i „srpski svet“, a vi dragi Grci, molimo vas razmislite o ovome“.

Na ovu izjavu je reagovalo i Ministarstvo za Evropu i spoljne poslove Albanije, pozivajući na razgovor ambasadora Srbije u Tirani, Slobodana Vukčevića, i tražilo objašnjenje.

Ministarstvo spoljnih poslova Albanije je Vulinovu izjavu ocenilo kao „provokativnu, u suprotnosti sa duhom odnosa saradnje i da ne služi miru i stabilnosti zemalja na Balkanu“.

Ovo je ministarstvo dodalo da je Albanija značajan faktor koji radi i daje doprinos miru i bezbednosti u regionu Zapadnog Balkana, a to „u suštini predstavlja saradnju i sa Srbijom“.

Premijer Albanije, Edi Rama, je 12.05.2024. od Grčke započeo turneju sa iseljeništvom i ima za cilj okupljanje podrške za Socijalističku partiju, kojom on rukovodi.

Nova učlanjenja u SP i investicije u Albaniju su svrha koje je izjavio Rama. Slični sastanci će biti održani i u Italiji, Nemačkoj i Ujedinjenom Kraljevstvu.

Premijer Albanije, Edi Rama, je govorio o izrazu „Velike Albanije“ tokom jedne posete Beogradu.

„Velika Albanija je ideja onih koji ne žele dobro Albancima“– rekao je premijer Rama tokom maja 2015. odgovarajući na pitanja novinara na zajedničkoj konferenciji za novinare sa premijerom Srbije, Aleksandrom Vučićem.